» Info mbi trajnimin e zhvilluar prane ISHTI
Postuar më: 14/04/2016

Info mbi trajnimin e zhvilluar prane ISHTI

Në kuadër të nismës për forcimin e mbikëqyrjes prej ISHTI’t të zbatimit rigoroz të detyrimeve ligjore për të garantuar sigurinë teknike dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit, në datën 8 Prill 2016, pranë ambienteve të ISHTI’t u zhvillua një trajnim nën drejtimin e Drejtorisë së Politikave, Zhvillimit Industrial, Standarteve teknike dhe Emergjencave Civile,  ku mbi 30 inspektorë u njohën me zhvillimet e reja të kuadrit ligjor në fushën e inspektimit, dhe rolin që duhet të luajë ISHTI si struktura përgjegjëse për sektorin energjetiko – industrial, në varësinë e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Në këtë trajnim u paraqitën në formë të përmbledhur edhe referencat ligjore që përcaktojnë fushën e veprimtarisë së inspektimit prej ISHTI’t si dhe detyrimet që duhet të plotesojnë operatorët ekonomikë dhe personat përgjegjës, duke nisur që nga detyrimi për regjistrimin e këtyre produkteve/pajisjeve/instalimeve të fushës energjetiko-industriale pranë ISHTI’t, dhe më tej detyrimin e garantimit të sigurisë teknike të tyre gjatë fazës së shfrytëzimit, duke ia nënshtruar ato rregullisht inspektimeve periodike prej organeve të miratuar të vlerësimit të konformitetit.

Në fund të këtij trajnimi, inspektoret u pajisen edhe me “Manualin e Inspektorit” i cili është një përmbledhje e referencave ligjore dhe detyrave që rrjedhin prej tyre, si dhe shembuj të listës së produkteve/pajisjeve/instalimeve subjekt i inspektimit prej ISHTI’t.

Për një informacion më të plotë, gjeni në linkun më poshtë prezantimin e plotë.

 

Kontakt