Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve nën Presion (DIPNP)

Në V.K.M. nr. 497 datë 14.8.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit të Paisjeve Nën Presion “ është përcaktuar edhe formimi profesional që duhet të ketë stafi i kësaj Drejtorie .

Në V.K.M. nr. 410 dt. 13/05/2015 “Per Krijimin, Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit Shteteror Teknik dhe Industrial” Kreu II “Misioni dhe funksionet e I.SH.T.I.- se“ ne Piken 1 germa “c” thuhet se : ”I.SH.T.I.–ja eshte struktura pergjegjese per inspektimin per zbatimin dhe permbushjen e kerkesave ligjore dhe nenligjore ne fushen sigurise se punes se instalimeve nen presion, si nje linje teknollogjike e perbere nga ene, tubacione dhe aksesore sigurie dhe qe sherbejne per mbajtjen, trajtimin dhe shperndarjen e fluideve, sipas legjislacionit per sigurine e eneve nen presion”

Mbi bazen e kesaj V.K.M. Drejtoria e Inspektimit te Paisjeve Nen Presion ushtron aktivitetin inspektues ne subjektet qe kane ne perdorim te gjitha llojet e paisjeve te cilat konsiderohen paisje nen presion.

A – Subjektet qe inspektohen jane:

Subjektet qe jane licensuar per importimin dhe tregtimin e gazit te Lengezuar te Naftes (GLN), si shoqeri aksionere te tregtimit me shumice (sh.a.).
Subjektet qe merren me mbushje, depozitim dhe tregetim bombolash me pakice
Stacionet e karburantit qe kane te instaluar Autogaz per furnizimin e automjeteve
Njesite, dyqanet e tregetimit te bombolave te mbushura me GLN
Subjektet te cilet per nevoja te biznesit apo rezidenciale (ngrohje qendrore) si dhe per qellime industriale,etj. perdorin paisje nen presion

Drejtoria e Inspektimit te Paisjeve Nen Presion eshte institucioni i cili inspekton :

– sigurine teknike te te gjitha paisjeve nen presion:

– kryen regjistrimin e paisjeve nen presion duke hapur Librat e Paisjes

Objekt i ushtrimit te inspektimit: jane te gjitha ato subjekte shteteror apo privat te cilet kane te instaluara paisjet : Rezervuar GLN, Rezervuar Ajri, Rezervuar Kriogjenik ( Oksigjeni, Azoti, Gazi Karbonik, etj), Kaldaja Avulli; Autokllava; etj

Inspektimi (kontrolli) teknik i paisjeve nen presion eshte periodik dhe i detyrushem çdo vit dhe kruhet nga Shoqeri private te paisur nga Ministria e Energjise dhe Industrise me Vendimin “Organ i Miratuar”. Te gjitha keto shoqeri jane te Akredituara nga Drejtoria e Pergjitheshme e Akreditimit.

Te gjitha Subjekte qe perdorin paisje nen presion nuk duhet ti vene ne shfrytezim ato, pa kryer me pare kontrollin teknik dhe pa njoftuar me shkrim ne I.SH.T.I.

Rregullore teknike

– Rregullore për shfrytëzimin e kaldajave të avullit, 1981

– Rregullore e sigurimit teknik për kaldajat e avullit dhe të ujit të nxehtë. 1988.

– Rregullore për përdorimin dhe kontrollin teknik të bombolave me gaze nën presion

– fuçitë që shërbejnë për ruajtjen dhe transportimin e gazeve të lengezuar

– aparatet e prodhimit të acetilenit

– lëshimin e patentës së saldatorëve që punojnë në pajisjet nën presion.1984

– Rregullore për projektimin, prodhimin, vendosjen, shfrytëzimin dhe riparimin e pajisjeve nën presion.1984

– Rregullore e pajisjeve nën presion të trajtimit të gazit të lëngëzuar të naftës (GLN ) Dhjetor 1999.

– Rregullore e projektimit, prodhimit dhe vlerësimit të konformitetit të pajisjeve nën presion

– për enët e thjeshta nën presion. 2003.

– Rregullore e sigurimit teknik dhe mbrojtjes në punë mbi prodhimin e perdorimin e klorit, ruajtjen, kolaudimin, shfrytëzimin, transportimin e bombolave, fuçive të klorit të lëngëzuar. 1984

– Rregullore e I.P.N.P. mbi mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin. 2004

Shërbimet për të tretë që ofron DIPNP

Ne zbatim te V.K.M. nr. 970 dt. 02/12/2015 “Per percaktimin e proçedurave per dhenien e liçencave per tregtimin e naftes bruto dhe nenprodukteve te saj” KREU I, pika 3, germa “c” dhe KREU II, pika 2, germa “b”, I.SH.T.I. miraton Projektin Teknollogjik per depot dhe linjat qe perdoren per depozitimin dhe shitjen e gazit te lengshem te naftes ( GLN ) per Subjektet “SH.A.” dhe per Subjekte “SH.P.K.” Te dy keto sherbime jane pa tarifa- Deshmite e Aftesive per personelin qe kryen pune ne paisje dhe /ose instalime nen presion perfshire kaldajat e ujit te nxehte e te avullit, si dhe- Çertifikaten e Inspektimit te automjeteve qe bombola te GLNLeshohen nga Organi i Miratuar “ EL-BU 2009” Sh.p.k. Tirane

Gazrat dhe Pajisjet Nën Presion

Veprimet të cilat duhet të ndermerren (në hapsirat e mbyllura), atëherë kur zbulojme erën e gazit janë:

>Të fiket çdo burim zjarri
>Të hapen dyer e dritare
>Të nderpritet furnizimi me gaz (të mbyllet ventili)
>Mos të perdoret drita e hapur
>Mos të perdoret çakmaku apo shkrepsa
>Mos të leshohet rryma elektrike
>Mos të pihet duhan
>Drita mund të ndezet, vetem kur nuk ndjehet era e gazit
>Mos u bazo vetem në mendimet e tua, por konsultohu edhe me të tjeret
>Të thirret personeli i autorizuar per gazrat etj.

Disa nga gazet kryesore me veti të ndezshme, në mjedisin e punes, për të cilat duhet të kemi informacion për rrezikshmerinë e tyre janë:

>Oksigjeni- O2
>Hidrogjeni- H
>Monoksidi i karbonit CO
>Dioksidi i karbonit CO2
>Acetileni – C2H2
>Argoni dhe azoti

Disa nga lëndet djegese më të përdorshme në punë janë:

Lendet djegese konvencionale si:

Thengjilli
Mazuti
Nafta
Benzina
Gazi i lenget i naftes (natyral) GLN
Biovaji (vaji bimor) etj

Lendet djegese jokonvencionale si:

Lendet djegese radioaktive

Kontakt