
Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike, si pjesë përbërëse e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka përgjegjësi dhe detyra funksionale, të cilat i kryen sipas strukturës së mëposhtme:
I. Sektori i Asistencës Ligjore;
II. Sektori i Ankimimeve;
III. Sektori i Prokurimeve Publike.
Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike siguron mbështetjen juridike të veprimtarisë së institucionit dhe garanton pajtueshmërinë ligjore të politikave të ndjekura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, në fushat ku ky i fundit ushtron veprimtarinë e tij, me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike.
DCJPP ka si qëllim kryesor të punës së saj garantimin që gjithë veprimtaria e saj është në përputhje me legjislacionin aktual në fuqi dhe mbrojtjen e të drejtave ligjore të institucionit, duke dhënë këshillim ligjor dhe mbështetje të gjithë drejtorive duke përfaqësuar ISHTI në të gjitha nivelet e gjykatës kur kërkohet si palë e interesuar.
• Ndjek dhe administron procedurat e prokurimit publik
• Harton dhe shqyrton kontra, akte dhe dokumenatcionin ligjor.
• Ndjek dhe koordinon procedurat për ekzekutimin e detyrimeve ligjore të institucionit.
