» Veprimet e përbashkëta të Mbikqyrjes së tregut në Evropën Juglindore
Postuar më: 01/07/2014

Veprimet e përbashkëta të Mbikqyrjes së tregut në Evropën Juglindore

Konferenca finale në kuadër të veprimeve të përbashkëta të mbikqyrjes së tregut në Evropën Juglindore, është mbajtur më datë 24 dhe 25 Qershor 2014 në Beograd, Republika e Serbisë.

Konferenca ishte pjesë e veprimeve të përbashkëta të mbikqyrjes së tregut  nëntë mujore,  me fokus të zgjedhjeve të përbashkëta të produkteve, marrjen e mostrave, testimin dhe vlerësimin e rrezikut të produkteve, nga ane e organeve të inspektimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia.

Këto aktivitete janë pjesë të “Projektit rajonal të mbikqyrjes së tregut” i cili është duke u zbatuar në kuadrin e Fondit të hapur rajonal për promovim të tregtisë së jashtme. Projekti zbatohet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit), i financuar nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.

Në konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 40 inspektorë nga rajoni me qëllim prezantimin dhe diskutimin e rezultateve nga tre veprime të përbashkëta të mbikqyrjes së tregut, të cilat u organizuan në Podgoricë, Shkup dhe Banja Luka.

Secili nga veprimet e përbashkëta të mbikqyrjes i ka mundësuar inspektorëve të diskutojnë përgatitjen e listave kontrolluese (check lists), marrjen e mostrave, vlerësimin e rrezikut të produkteve të rrezikshme si dhe si të planifikojnë vetë një projekt për mbikqyrjen e tregut.

Veprimet e mbikqyrjes së tregut u fokusuan mbi produkte  siç janë: lodra, paisje elektronike dhe produkte për fëmijë, dhe brenda këtyre grupeve, produkte të zgjedhura: telefona lodër për fëmijë, tharëse flokësh dhe biçikleta për fëmijë janë marrë si mostra për analizë.

I tërë procesi ishte i bazuar në metodologjinë e përdorur nga autoritetet e mbikqyrjes së tregut të Bashkimit Europian, dhe i mbikqyrur nga një ekspert  nga Danimarka.

Si rezultat, inspektorët nga rajoni patën mundësi të përdorin metodologjinë e e Bashkimit Europian dhe të diskutojnë dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre, të cilat mund të përdoren si bazë për punën e mëtejshme nga të gjithë inspektorët për mbikqyrjes  së tregut në rajon.

Pjesëmarrësit në konferencë theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe përvojës dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbikqyrjes së tregut me qëllim mbështetjen e tregtisë së ligjshme të produkteve të sigurta.

Kontakt