» Urdhëri i Ministrit nr. 315 datë 24.08.2017 për procedurat e lëshimit të Vërtetimit Teknik
Postuar më: 28/08/2017

Urdhëri i Ministrit nr. 315 datë 24.08.2017 për procedurat e lëshimit të Vërtetimit Teknik

Njoftim në lidhje me procedurat e lëshimit të Vërtetimit Teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj.
Hyn në fuqi Urdhëri i Ministrit nr.315 datë 24.08.2017 “Për procedurat e lëshimit të vërtetimit teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj”, bazuar në ligjin nr.8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore dalë në zbatim të tij.
Sipas Kapitullit III të këtij Urdhëri, shqyrtimi i kërkesës dhe procedura e miratimit te Vërtetimeve Teknike do të kryhet nga Organet e Miratuara të Vlerësimit të Konformitetit (OMVK) të cilët kryejnë vlerësimin e dokumentave dhe lëshojnë Vertetimet Teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Hyrja në fuqi e këtij Urdhëri shfuqizon Urdhërin nr. 76, datë 18.03.2015.
Lista e Organeve të Miratuara të Vleresimit të Komformitetit të projekteve teknike dhe teknologjike gjendet në faqen zyrtare të Ministrisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontakt