» Takimi i mbajtur pranë MEI: Rregullat e reja në tregtimin e bombulave të gazit
Postuar më: 21/04/2016

Takimi i mbajtur pranë MEI: Rregullat e reja në tregtimin e bombulave të gazit

Në takimin e mbajtur pranë MEI në datën 20.04.2016, me pjesëmarrje të Shoqerive të tregtimit me shumicë të Gazit të Lëngezuar të Naftës, dhe në prani të mediave, u prezantua kuadri i ri ligjor lidhur me nismën e MEI për rregullimin në tregun e GLN për konsumatorin fundor.

Vlen të përmendim se aktorët e interesit në tregtimin e GLN, kanë qënë pjesë e procesit të hartimit të këtyre nismave ligjore, dhe kanë mbështetur rregullimet e sanksionuara tashmë edhe në VKM 212/2016, duke nxitur kështu krijimin e një tregu të sigurt për konsumatorin e GLN, dhe duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme mbi sigurinë teknike të bombolave të GLN.

 

Informacioni i paraqitur në këtë takim, në formë të përmbledhur sqaron se:

  1. SH.A.-të janë përgjegjëse për transportin e bombolave të GLN si dhe sasisë e cilësisë, nga Sh.A. drejt Stacionet e Karburanteve apo Njësive të Lëndëve Djegëse, dhe anasjelltas.
  2. Veprimtaria e furnizimit në tregun e brendshëm bëhet vetëm nëpërmjet një kontrate të nënshkruar midis SH.A. dhe Stacioneve të Lëndëve Djegëse apo Stacioneve të Karburanteve.
  3. Futja në treg e bombolave të GLN bëhet vetëm kur ato janë në përputhje me kërkesat teknike dhe kërkesat e tjera ligjore.
  4. SH.A.-të janë përgjegjëse për kryerjen e kontrollit teknik të bombolave prej një trupe inspektuese të pavarur, në perputhje me metodologjinë e ngritur mbi standardet në fuqi.
  5. Veprimtaria e tregtimit me pakicë të Bombolave të GLN për konsumatorin fundor kryhet vetëm prej Njësive të Lëndëve Djegëse dhe jo prej Stacioneve të Karburanteve.
  6. VKM 212/2016 përcakton kushtet dhe rregullat teknike për tregtimin e sigurt te GLN në bombola për konsumatorin fundor.

 

Kështu në dispozitat e VKM 212/2016 dallojmë:

  1. Fusha e zbatimit janë bombolat e GLN për përdorim familjar 5 deri 25 kg.
  2. Ka fokus kryesor rritjen e sigurisë gjatë tregtimit dhe përdorimit te GLN në te gjithë hallkat deri tek konsumatori fundorë.
  3. Bombolat duhet të jenë të shoqëruara me Deklaratën e Konformitetit të lëshuar prej prodhuesit, dhe duhet të jenë në pronesi ose posedim të SH.A.-ve.
  4. Bombolat mbushen prej Sh.A.-ve vetëm nëse i janë nënshtruar inspektimit teknik periodik, prej një trupe inspektuese.
  5. Bombolat duhet të jenë të rregjistruara paraprakisht pranë ISHTI’t, dhe duhet të mbartin shënjimet dhe markimet përkatesë, si ngjyra e deklaruar prej SH.A.së, markën tregtare të saj, simbolin e flakës së ndezshme, nr. e serisë së saj, markimet përkatese si dhe të jenë brenda afatit të inspektimit periodik të detyrueshëm.
  6. Mbushja e bombolave me GLN prej Sh.A.ve bëhet në përputhje me standardin përkatës.
  7. Transporti i bombolave të GLN prej SH.A.-ve drejt Njësive të Lëndeve Djegëse dhe anasjelltas është përgjegjësi e SH.A.-ve.
  8. Njësitë e Lëndve Djegëse duhet të ofrojnë edhe shërbim të mirëmbajtjes së pajisjeve dhe instalimeve që përdoren për përdorimin e GLN prej konsumatorit, përfshi instalimin e bombolave pranë konsumetorëve në perputhje me instruksionet që shoqërojnë bombolat e GLN.
  9. Konsumatori jo-familjar që perdor bombola me GLN duhet të jetë i pajisur me policë sigurimi, për të garantuar rimbursimin e dëmeve të mundshme që mund të vijnë prej incidenteve prej keqperdorimit të bombolave me GLN apo instalimeve të tyre.
  10. ISHTI ndjek dhe mbikeqyr zbatimin me rigorozitet të këtyre dispozitave.
  11. Bombolat që tashmë qarkullojnë në treg dhe nuk janë në perputhje me kushtet teknike të përcaktuara në standarded dhe dispozitat ne fuqi, duhet ti nënshtrohen inspektimit teknik, përpara se mund të përdoren prej Sh.A.-ve për mbushjen dhe vendosjen e tyre në treg.
  12. VKM detajon rregullat e kushtet dhe normat teknike të tregtimit të gazit te lëngshëm të naftës (GLN) midis operatorëve të tregut (modeli i tregut)
  13. Instalimi i pajisjeve për shfrytëzimin e GLN në ambientet tregtare dhe familjare do të realizohet nga persona të certifikuar.
  14. Shoqëritë e tregtimit me shumicë janë të detyruara të mbajnë një regjistër në format shkresor dhe elektronik për bombolat e GLN.
  15. Eshtë rregulluar çështja e transportit e bombolave, që është jashtë kontrollit.
  16. Shoqëritë e tregtimit me shumicë, duhet të instalojnë brenda një periudhe 12 mujore, një sistem i cili bën të mundur ndjekjen dhe raportim në kohe reale të çdo bombole të mbushur prej saj.
  17. Shoqëria e tregtimit me shumicë të GLN duhet të disponojë certifikatat origjinale të konformitetit përpara mbushjes së bombolave të GLN.
  18. Tregtimi me pakicë të GLN në bombola në pika të aksesueshme prej konsumatorit (ref. Auto karburantet).
  19. Përdoruesit e bombolave të GLN duhet të jene të pajisur me sisteme detektues dhe autobllokues të furnizimit me GLN (periudhe tranzitore 12-24 mujore për sektorin privat dhe konsumatorin).
  20. Afat tranzitor 12 mujorë për kontrollin teknik të bombolave ekzistuese të pashoqëruara me dokumentacionin mbi sigurinë teknike të tyre.
  21. Inspektimi teknik i bombolave te GLN bëhet në përputhje me Urdhrin e Ministrit Nr. 128 date 08.04.2016, ku përcaktohen modalitetet teknike perkatëse.

Ky proces tashmë i nisur do të vijoje më tej me takime të mëtejshme me gjithë segmentet e tregut të GLN dhe do të ndiqet me një fushatë sensibilizuese për konsumatorin, në menyrë që të sigurohet nje efekt i gjere dhe i menjëhershëm ndaj rritjes së sigurisë në përdorimin e GLN.

 

Kontakt