Në datat 5 dhe 6.11.2019 në Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të ISHTI nën drejtimin e Kryeinspektorit Z.Admir Abrija dhe përfaqësuesve të Inspektoriatit të Tregut në Republikën e Kosovës nën drejtimin e Kryeinspektorit Z.Lulzim Syla.
Diskutimet u bazuan në shkëmbimin e eksperiencave të të dy institucioneve dhe më pas u përqëndruan në hartimin e marrëveshjes ndërinstitucionale për mostrat e marra në subjektet që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikë së Kosovës, për naftën dhe nënproduktet e tyre dhe analizimin në Laboratorin e Kontrollit të Naftës dhe Gazit.