Inspektoriati Qendror Teknik vijon kontrollet në mbarë vendin për zbatimin e standardeve në prodhimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit. Paralel me këto kontrolle, inspektorët e IQT kanë kryer gjatë kësaj periudhe, kontrolle edhe për respektimin e standardeve në tregtimin e pajisjeve dhe instalimeve elektrike.
Përsa i takon standardeve në tregtimin e naftës dhe gazit, inspektorët e IQT gjatë muajit mars kanë penalizuar rreth 20 subjekte, 12 prej të cilëve për mungesë dokumentacioni, 3 subjekte janë gjobitur për mosrespektim të standardit në përqindjen e squfurit si dhe 5 të tjerë për mosrespektim të standardeve për pikën e flakërimit.
Inspektorët e drejtorisë së kontrollit të pajisjeve dhe instalimeve elektrike kanë penalizuar me gjoba edhe 10 subjekte të tjera për mosrespektim të standardeve.
Gjatë muajve shkurt-mars-prill, inspektorët kanë kryer kontrolle ku kanë konstatuar në 2 subjekte probleme me dokumentacionin ndërsa në 8 të tjera mungesë të standardeve të kërkuara.