» Njoftim për pajisjen me Vërtetim Teknik dhe rinovimin e tyre
Postuar më: 03/10/2016

Njoftim për pajisjen me Vërtetim Teknik dhe rinovimin e tyre

  Në zbatim të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshur me ligjin nr.71/2004, VKM nr.970 datë 02.12.2015, “Për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e licensave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, si dhe Urdhërit të Ministrit të MEI nr.76 datë 18.03.2015 “Për procedurat dhe tarifat e lëshimit të vërtetimit teknik për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj”; lutemi të respektoni afatet dhe aplikoni pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) për lëshimin e Vërtetimit Teknik.

Në bazë të VKM nr.970 datë 02.12.2015, “Për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, kreu IV, Zbatimi i Kushteve Teknike, në rast se ky Vertetim nuk rinovohet ISHTI zbaton procedurat e parashikuara në nenin 25 të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999, i ndryshur.

 

                                                                                                                      Faleminderit për bashkëpunimin.

Kontakt