» Njoftim për mediat
Postuar më: 12/07/2016

Njoftim për mediat

SUBJEKTI NË VLORË, ISHTI: ISHTE E PALICENSUAR, E GJOBITUR MË PARË

Kryeinspektori i ISHTI-t, Gazmend Osmani dhe inspektorë të këtij institucioni janë nisur menjëherë drejt qytetit bregdetar të Vlorës pas shpërthimit të bombolës së gazit në lagjen “Partizani”.

Inspektorët verifikuan situatën ku ndodhi ngjarja dhe bëjnë me dije se subjekti që po bënte shpërndarjen e gazit nga një bombol e madhe për bombola të vogla të konsumatorëve familjarë ishte pirat dhe i palicencuar. Subjekti nuk zotëronte asnjë dokument në përputhje me ligjin. Nga shpërthimi, i cili nuk është shoqëruar me flakë mësohet se janë lënduar 2 persona, punonjësi Nezir Cana 67 vjec, dhe Gjergji Xhebraj,52 vjec konsumator familjar. Ngjarja ndodhi në kohën që po kryhej transfuzioni i gazit nga bombola në bombol.

Ndërkaq inspektorët pas verifikimit të kushteve do të marrin masën ndëshkimore, sipas ligjit, për subjektin i cili rezulton të jetë i paregjistruar dhe praktikisht i palicencuar. Nga verifikimi i këtij subjekti privat rezulton se edhe dy muaj më parë, me 2 maj 2016, ISHTI e kishte gjobitur  me 500 mijë lekë të rinj, për mosrespektim të kushteve teknike në ushtrimin e aktivitetit. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, këta të fundit kanë ndaluar pronarin Gazmor Nelo. ISHTI po kryen procedurat në bashkëpunim dhe me policinë ndërsa çështja do i referohet Prokurorisë.

 

Bashkangjitur Tabela e gjobave për muajin Maj ku përfshihet dhe gjoba ndaj subjektit të mësipërm:

TABELA E SANKSIONEVE TË ISHTI-T PËR INSPEKTIMET E PERIUDHËS MAJ 2016

 

 

 

Kontakt