» Njoftim në lidhje me pagesat për kryerjen e analizave
Postuar më: 05/02/2016

Njoftim në lidhje me pagesat për kryerjen e analizave

Në bazë të Urdhërit Nr. 6, datë 09.01.2015 “Për kontrollin e standardeve teknike të naftës dhe nënprodukteve të saj, proçedurat dhe tarifat përkatëse” ju informojmë se pagesat për kryerjen e analizave bëhen në bazë të kushteve të mëposhtme:

  1. Sasia e produkteve që mostrohen për kryerjen e analizave merret pa pagesë nga ISHP.
  2. Tarifat për kryerjen e analizave laboratorike janë sipas specifikimeve të dhëna në Aneksin Nr. 1.
  3. Pagesat e tarifës për kryerjen e analizave laboratorike përballohen nga subjekti në:
    • Rastin e futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë
    • Rastin e kontrollit të cilësisë për sasitë e prodhuara në vend
    • Rastin e kontrolleve periodike të detyrueshme
    • Rastin kur rezultojnë shkelje në traguesit e cilësisë
    • Çdo rast tjetër kur i kërkohet ISHP nga vetë subjekti, për kryerjen e analizave laboratorike.
  4. Pagesa e tarifës është e detyrueshme dhe bëhet brenda 15 ditëve nga data e dhënies së përgjigjes së analizës subjektit, ndërsa për importet pagesa bëhet para zhdoganimit.

Kontakt