» Njoftim mbi shpërthimin e një bombole GLN në Kamëz
Postuar më: 09/03/2016

Njoftim mbi shpërthimin e një bombole GLN në Kamëz

Kryeinspektori i ISHTI Gazmend Osmani dërgon inspektorët në Kamëz pas shpërthimit të bombolës GLN

Inspektorët: Shkaku i aksidentit ka qenë çarja e tubit të gomës dhe rrjedhja e gazit prej tij. 

Pas shpërthimit të një bombole GLN në një familje në kamëz, kryesinpektori  i ISHTI Gazmend Osmani nisi menjëherë në vendngjarje inspektorë të ISHTI-t,  të cilët panë nga afër  situatën  dhe dolën në konkluzionet  përkatëse që cuan në shpëtimin e bombolës GLN .

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në ballkonin e apartamentit në katin e II të  një  godine 5 katëshe ku ishte e montuar një sobë me katër vatra zjarri, nga të cilat 3 ishin me gaz dhe një me energji elektrike. Me sobën ishte e lidhur bombola GLN-së, e cila  ndodhej në ambjentet e Repartit Zjarrfikës, Kamëz.

Nga inspektimi i bombolës së GLN rezulton se:

1.Bombola  ishte me kapacitet 15 kg dhe në gjëndje pune.

  1. Shkaku i ndodhjes së aksidentit. Sipas deklarimit të zonjës së shtëpisë, ajo kishte hapur ventilin e bombolës së GLN për gatim dhe kishte ndezur shkrepësen për të ndezur vatrën e sobës, në këtë moment si rezultat i rrjedhjes së GLN nga tubi i gomës që bën bashkimin e sobës me reduktorin, ka patur zgjerim të vatrës së zjarrit. E zonja e shtëpisë ka arritur të mbyllë   ventilin   e   bombolës   duke   parandaluar   përhapjen   vatrës   së   zjarrit   në ambjentet e tjera të banesës, ndërsa është dëmtuar lehtë në fytyrë.

 

Konkluzione:  Nisur   nga     kqyrja   e   vendit   të   ngjarjes   si   dhe   nga   vetëdeklarimi   i   zonjës së shtëpisë, shkaku i aksidentit ka qenë çarja e tubit të gomës dhe rrjedhja e gazit prej tij.

 

Kontakt