» Njoftim mbi afatin e aplikimit të të rinjve në Administratën Shtetërore
Postuar më: 13/05/2016

Njoftim mbi afatin e aplikimit të të rinjve në Administratën Shtetërore

Ju rikujtojmë se afati përfundimtar për aplikim është data 15 Maj 2016.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpall thirrjen e dytë për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera,  Publike.
Në këtë program ftohen të aplikojnë të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e  aftësive profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike.
Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë megjithatë periudha e praktikës së punës do të njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike
Aplikimi është i mundur në faqen: http://praktika.sociale.gov.al/

Kontakt