Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën bilancin tre mujorit të parë të punës për vitin 2016. Me angazhimin e kryeinspektorit Gazmend Osmani për intensifikimin e inspektimeve në të gjitha subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, për 90 ditë ky institucion ka kryer gjithsej 1618 inspektime. Pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët e ISHTI, në pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, janë mbajtur aktet përkatëse të bllokimit të isnpektimit, kontrollit, ndalimit apo konstatimit për të gjitha inspektimet.
Nga këto inspektime janë mbajtur gjithsej 140 akte konstatimi duke vendosur masën përkatëse të gjobës për subjektet që janë gjendur në shkelje ligjore, mungesë dokumentacioni apo me mungesa të ofrimit të cilësisë së shërbimit.
Sipas të dhënave:
Gjatë muajit janar janë kryer gjithsej gjithsej 346 inspektime , ndërsa për 7 është mbajtur akt konstatimi me masë gjobe.
Gjatë muajit shkurt mbajtur gjithsej 608 inspektime, ndërsa për 92 janë mbajtur aktet konstatimi me masë gjobe.
Gjatë muajit mars janë kryer 724 inspektime ku janë mbajtur gjithsej 41 akte konstatimi dhe 6 urdhër ndalimi.
Gjatë muajit janar janë vendosur 3 gjoba për sha për shkak të mungesës së dokumentacionit ligjor e po ashtu po në sha 6 gjoba janë vendosur në muajin mars.
Ndërkaq në muajin shkurt është përcaktuar akt konstatimi me gjobë për 7 sha për mungesë cilësie.
Kështu nga 140 gjoba 16 gjoba janë vendosur në subjekte sha dhe 124 për subjektet shpk.
Masa e gjobës ndaj këtyre subjekteve vjen në përputhje me ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ISHTI për periudhën janar mars 2016 ka vjelur gjobat në një vlerë monetare prej 25.608.166.
Për të njëjtën periudhë të viti të shkuara (janar mars 2015) janë vjelur 340.102 lek.
Po ashtu në kuadër të bilancit të punës për tre muajt e parë të vitit, ISHTI bën me dije se gjatë muajit janar-mars 2016 janë ndjekur gjithsej 62 proçese gjyqësore, nga të cilat 25 janë në proçes, 29 janë fituar dhe 6 janë humbur dhe kanë nisur proçedurat e ankimimit.Inspektoriati shtetëror teknik dhe insitustrial do të vijojë kontrollet pa ndërprerje në cdo pikë të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse.
Kryeinspektori Gazmend Osmani siguron se do të ndëshkohet në bazë të ligjit çdo shkelës i tij. Nga ana tjetër kryeinspektori siguron për mbështetje të gjitha organet ligjzbatuese për të çuar para drejtësisë cdo shkelës të ligjit që është pjesë e këtij institucioni.