Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial bën bilancin e punës së kryer në 9 muajt e parë të këtij viti.
Në zbatim të ligjit “Për përpunimin transportimin, tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre “, dhe vendimit të qeverisë “Për përcaktimin e kushteve dhe te rregullave teknike për përpunimin e bombolave të gazit të lëngëzuar te naftes”, si urdhërave të ministrit të energjisë Damian Gjiknuri, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial vijon kontrollet intensive në të gjitha subjektet.
Në bilancin 9 mujor të këtij viti puna e inspektorëve të ISHTI ka dhënë rezultate produktive duke kryer 4532 inspektime nga te cilat :
-1362 ne sh.a
-3170 ne shpk
Vendi ynë ka me shumë shoqëri tregtimi me shumicë dhe stacione karburanti se vendet fqinje , por edhe se disa vende Europiane të krahasueshme me ne.
Gjatë kësaj periudhe janë marrë 5141 mostra per kontroll cilësor ne sh.a, shpk, rafineri dhe dogana ose 12 % më shumë se e njëjta periudhe e vitit të kaluar.
Të gjitha shoqëritë e tregtimit me shumicë gjatë furnizimit të stacioneve të karburantit në zbatim të Urdhërit të Ministrit janë të detyruara të lënë mostra të sekretuara për një periudhë prej 3 muaj. Kjo ka ndihmuar në gjetjen e burimit të shkeljeve
Nga këto inspektime ka rezultuar se numri i shkeljeve të cilësisë ështe ulur në 1.78 % nga 5.2 % që ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këto shkelje kanë rezultuar në përmbajtjen e squfurit, pikë së flakërimit, përmbajtjes së olefinave etj. Sot në treg nuk ka më produkte pa origjinë.
Ndërkaq zbatimi i vendimit të qeverisë ka formalizuar tregun dhe rritur disiplinën për përdorimin e bombolave të GLN. VKM përcaktoi pronësinë e bombolave dhe mënyrën e kontrollit teknik të tyre. Tregtimi i tyre bëhet në vende të posacme, në stacionet e shitjes së karburanteve, në ambjente të hapura.
-Gjatë kësaj kohe të gjitha shkeljet e konstatuara janë ndëshkuar me masa administrative.
Inspektorët e ISHTI për 9 muajt e këtij viti kanë kryer këto inspektime:
-1217 në subjekte
-2529 inspektime të pajisjeve nën presion
-397 pajisje nga 2529 janë të regjistruara për herë të parë
-40 akte konstatimi, me masë gjobe për shkelje të rregullave të tregtimit
Ndërkaq në përllogaritjen e të dhënave nga ISHTI rezulton që :
Gjatë periudhës Janar- Gusht janë ndjekur gjithsej 133 procese gjyqësore nga të cilat 89 janë fituar ,30 janë në proces ,14 janë humbur për të cilat institucioni ka nisur procedurat e ankimimit.
Gjatë vitit 2016 janë nxjerre 500 urdhëra ekzekutimi qe i perkasin viteve 2013,2014,2015,2016.
Detyrime të mbledhura ne total gjatë këtij viti janë 235 milion lekë (të reja). Vetëm gjatë muajit shtator janë derdhur në buxhet 26 milion lekë (të reja).
Vlera total e arkëtimeve 235 milionë lekë ( të reja), 65 milion (të reja) më shumë se buxheti vjetor i këtij institucioni. Parashikohet që tejkalimi të arrijë në 100 milion lekë, vlerë që do të derdhet në buxhetin e shtetit.
Ndërkaq Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial me nisjen e stinës së vjeshtës e më pas dimrit i adresohet me disa këshilla qytetarëve për mënyrën e përdorimit të bombolave GLN
– Nuk duhet të përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme te korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit
– Nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël
– Nuk duhet të mbushen në pikat e karburantit
– Në të gjitha rastet nga Shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletëpalosjen për cilësinë e bombolës, të instalimit dhe përdorimit
– Te drejtën për të mbushur bombola dhe shpërndarjen në treg e kanë vetëm Sh.a apo filialet e tyre
– Mbas çdo zëvendësimi të bombolës duhet të kryhet prova e hermeticitetit të instalimit me ujë e sapun. Asnjëherë të mos bëhet prova me flakë. Mbas kësaj të bëhet prova e ndezjes së pajisjes përdoruese
– Kryhet kontrolli i instalimit nga një person i specializuar