Pas informimit të shpërthimit të tubacionit të bombolës së gazit në Restorantin Pulëbardha në Ksamil me përdorim nga zj.Dhurata Marku, inspektorë të ISHTI kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Nga këqyrja e situatës rezulton që ngjarja ka ndodhur si pasojë e daljes së tubogomës nga bombola për shkak të presionit të lartë të punës, pasi punohej pa reduktor presioni.
Ndërkaq bombulat ndodheshin 1 metër larg nga vatra e zjarrit. Inspektorët raportojnë që ngjarja ka ndodhur për shkak se subjekti me dashje (qëllimisht) ka kryer instalimin e bombolave në kundërshtim të hapur me rregullat për kryerjen e këtij procesi, (pra instalimin e bombolave), cka ka bërë që të plagosen 2 persona.
Ndërkaq në ambjentet e restorantit ishin edhe 4 bombola të pakolauduara (pa lejen dhe dokumentacionin përkatës për ushtrim aktiviteti)
1-Në këto kushte, me urdhër të kryeinspektorit u mor masa e gjobës prej 500 mijë lekë (të rinj) ndaj subjektit që ishte në shkelje ligjore.
2- Për këtë arsye inspektorët kanë depozituar kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Sarandes, për pronarin e lokalit i cili ka kryer veprim të kundraligjsheëm për instalimin e bombolave.
Nga ngjarja në Ksamil, janë dëmtuar lehtë nga flakët e zjarrit zj. Dhurata Marku,(pronare e restorantit) dhe Mine Bruci. Dëme materale nuk ka.