Comment are off

Nafta dhe gazi, IQT gjobit 34 subjekte pёr muajin gusht 2014

Inspektorati Qendror Teknik ka bёrё publike rezultatet e kontrolleve tё ushtruara gjatё muajit gusht 2014 nga Drejtoria e Inspektimit tё Naftёs dhe Gazit. Pёr kёtё muaj figurojnё tё ndёshkuara 34 subjekte tё cilat janё konstatuar me probleme gjatё inspektimit, probleme qё konsistojnё nё mungesё tё dokumentacionit teknik-ligjor tё pёrcaktuar nga legjislacioni nё fuqi, mungesё tё rezervёs sё sigurisё apo tregues larg nivelit tё detyrueshёm pёr pikёn e flakёrimit apo pёrqindjen e squfurit. Pёr kёto subjekte gjobat e vendosura nga Inspektorati Qendror Teknik variojnё nga 100 000 lekё deri nё 57 186 979 lekё.  Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik dhe konsumatorin shqiptar se ёshtё i vendosur pёr tё garantuar cilёsinё nё naftёn dhe gazin e tregtuar nё vend. 

Kliko pёr tu njohur me listёn e subjekteve

Shpërnda