» Lënda djegëse për kaldaja, IQT rrit kontrollin e naftës bruto
Postuar më: 13/01/2014

Lënda djegëse për kaldaja, IQT rrit kontrollin e naftës bruto

Kryeinspektori i Inspektoriatit Qendror Teknik, Adrian Cela ka urdhëruar  shtimin e kontrolleve dhe rritjen e vëmendjes ndaj tregtimit të naftës bruto për lëndë djegëse për kaldaja.

Sipas urdhrit të  kreut të IQT, në zbatim të ligjit Nr. 8450 datë 24.02.1999 “Për Përpunimin, Transportimin dhe Tregtimin e Naftës Gazit dhe Nënprodukteve të Tyre”, i ndryshuar, bazuar dhe në standardet e cilësisë, thuhet se Inspektorati Qendror Teknik do të rrisë kontrollet dhe vëmendje do t’i kushtohet nga të gjitha shoqëritë e liçensuara për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit standardeve të cilësisë dhe të kategorive të nënprodukteve të naftës për të cilat janë liçensuar dhe Urdhrit të Ministrit të METE.

“Rastet e konstatuara me shkelje do të ndëshkohen maksimalisht në bazë të ligjit (gjobë, sekuestrim të mallit, propozim për heqje të liçensës)“, thuhet në shkresën zyrtare të firmosur nga kreu i IQT, Adrian Cela.

Kontakt