» ISHTI sqarim për arrestimin e 3 inspektorëve, shkeljet në 2015
Postuar më: 06/04/2016

ISHTI sqarim për arrestimin e 3 inspektorëve, shkeljet në 2015

ISHTI,Osmani : Mbështesim ndëshkimin e shkelësve të ligjit 

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe  Industrial (ISHTI)  sqaron situatën për arrestimet e 3 punonjësve,  Sandër Prenga, Dorian Flamuraj dhe Alton Kasembi  që ishin pjesë e këtij institucioni,  i cili më herët  emërtohej Inspektorati Qëndror Teknik (IQT) .

ISHTI bën me dije se  shkeljet ligjore të inspektorëve janë kryer gjatë muajve nëntor – dhjetor 2015, ndërsa  tashmë janë ndaluar pasi akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për  veprën penale të korrupsionit pasiv dhe të shpërdorimit të detyrës.

Kryeinspektori I Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial  Gazmend Osmani,  mbështet ndëshkimin e cdo shkelësi të ligjit dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.

Me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Energjisë  dhe Industrisë Damian Gjinkuri ,  ISHTI mbetet  i vendosur  për vijimin e punës në respekt të ligjeve në fuqi .

Kontakt