Mbahet në Tiranë, nga data 27-29 Tetor Panairi dhe Forumi Ekonomik mbi Industrinë Energjitike dhe Ndërtimin në Shqipëri dhe Rajon e organizuar nga Tirana Expo Center në bashkepunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë ku Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial paraqitet me një stendë në të cilën prezantohen misioni dhe arritjet e ISHTI’t.
Panairi ka për qëllim zhvillimin e progresit dhe inovacionit të mëtejshëm në këtë sektor, duke mbledhur aktorët kryesorë që veprojnë në Fushën e Energjitikës, Hidrokarbureve dhe Energjisë se Rinovueshme në Shqipëri.
Në Panair ka pavionin e tij dhe Inspektorati Shteteror Teknik dhe Industrial në të cilin promovohen standardet në sistemet energjitik.
Panairi paraqet kapacitetet dhe mundësitë për zhvillimin energjetik, shkëmbimin e eksperiencave mes aktorëve brenda vendit dhe atyre nga jashtë vendit që operojnë në Shqipëri.
Në axhendën 3 ditore të Panairit janë planifikuar disa konferenca, seminare dhe takime, duke u dhënë mundësinë ekspertëve të fushës të ndajnë eksperiencën e tyre, të shkëmbejnë mendimet, diskutojnë zhvillimet e fundit dhe sfidat e këtij sektori.
Ju ftojmë t’a vizitoni.