» ISHTI ndëshkon administrativisht 80 subjekte për muajin Shkurt 2016
Postuar më: 16/03/2016

ISHTI ndëshkon administrativisht 80 subjekte për muajin Shkurt 2016

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse për muajin Shkurt 2016. Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Shkurt 2016 janë gjobitur 80 subjekte nga të cilat 73 për mungesë dokumentacioni dhe mbushjen e  bombolave me gaz të lëngëzuar të naftës dhe 7 për tregtim të karburanteve dhe lëndëve djegëse jashtë standardeve. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt.

Tabela e Gjobave Shkurt 2016

Kontakt