» IQT penalizon 10 subjekte për mungesë standardesh
Postuar më: 15/09/2014

IQT penalizon 10 subjekte për mungesë standardesh

Inspektoriati Qendror Teknik ka penalizuar 10 subjekte biznesi që tregtojnë naftë dhe gaz për mungesë të respektimit të standardeve të kërkuara. Nga inspektimet e inspektorëve të IQT, ka rezultuar se dy parametrat, tregues të standardeve, pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit kanë qenë jashtë normave. Kontrollet e vazhdueshme po ushtrohen në të gjithë territorin ndërsa pikat e karburantit të konstatuara me probleme kanë patur pikë më të ulët të flakërimit krahasuar me përcaktimin ligjor ndërsa  përqindja e squfurit disa herë më e lartë se standardi i kërkuar. Inspektoriati Qendror Teknik është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij ligjore për respektimin e ligjit dhe ndëshkimin e abuzuesve të tij.

Kliko për të parë listën e subjekteve

Kontakt