» Informacion mbi ngjarjen e ndodhur në datë 20.01.2021 pranë një shkolle jopublike në Tiranë
Postuar më: 21/01/2021

Informacion mbi ngjarjen e ndodhur në datë 20.01.2021 pranë një shkolle jopublike në Tiranë

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial sapo ka marrë njoftim në orën 10:04 të ditës së sotme për ngjarjen e ndodhur pranë një shkolle jopublike në Tiranë, ku kishte pasur rrjedhje gazi nga bombolat ka nisur menjëherë inspektorët në vendngjarje.
Nga kqyrja paraprake rezulton se në katin përdhe, në pjesën e jashtme të ndërtesës së shkollës, ishte montuar  një rezervuar GLN, që përdorej për furnizimin e kaldajës së ujit të nxehtë. Në rezervuarin e GLN, është konstatuar rrjedhje gazi nga valvulat e sigurimit si pasojë e mbushjes mbi sasinë e lejuar. Përsa më sipër, grupi i inspektorëve po vijon kontrollin e dokumentacionit të nevojshëm teknik e ligjor dhe konkluzionet përfundimtare të ekspertizës ligjore do t’i kalojë  në dispozicion të organeve kompetente.

Kontakt