» Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit dhe Nënprodukteve të tyre (DINGN)
Postuar më: 07/01/2014

Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit dhe Nënprodukteve të tyre (DINGN)

 

MISIONI

Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit dhe Nënprodukteve të tyre(DINGN) ushtron veprimtarinë e vetë në kontrollin në fushën e përpunimit, transportit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, për zbatimin e kushteve të parashikuara në lejet apo autorizimet përkatëse që u janë dhënë personave juridik, në instalimet, impiantet dhe paisjet e përdorura, në mënyrë që ato të zbatojnë normat teknike dhe masat mbrojtëse kundra zjarrit.

DING kryen rregullisht inspektimet në shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe stacionet e shitjes të nënprodukteve të naftës dhe lëndëve diegëse për tu siguruar që konsumatorëve po u ofrohen produkte cilësore, që njerëzit të marrin atë që paguajnë dhe cilësinë që presin.

Toka është shtëpia jonë e përbashkët, por u deshën kohë që njerëzit të kuptojnë se shtëpia jonë ka nevojë për mbrojtje. Ne do të jemi në rojë për reduktimin e ndotjeve, që shkarkohen në mjedis në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.


OBJEKTIVAT

  • Respektimi i normave dhe masave mbrojtëse kundra zjarrit për të siguruar punën pa rrezik në të gjitha impiantet dhe instalimet në tregun hidrokarbur .
  • Respektimi cilësor i standarteve ligjorë duke siguruar konsumatorët e produkteve të naftës, që të jenë të kënaqur nga shpenzimi i parave të tyre duke ofruar standarte bashkohore për të mbrojtur mjedisin dhe pasurinë e tyre.

Kontakt