Drejtoria e Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional (DIPKN)

OBJEKTIVAT

Intensifikimi i bashkëpunimit të ISHTI-t me institucionet e tjera vendase, me qëllim harmonizimin e të gjitha aktiviteteve në funksion të një bashkërendimi sa më eficent dhe të një produkti cilësor të punës.
Informimi i Publikut në mënyrë të qartë dhe transparente në lidhje me veprimtarite, arritjet dhe ecurinë e ISHTI-t, në përputhje me strategjitë të cilat synojnë të krijojnë dhe ruajnë imazhe publike.
Krijimi bashkëpunimit dhe mbajtja e vazhdueshme e komunikimit me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet homologe të huaja me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale të ISHTI-t në përputhje me standardet bashkëkohore dhe direktivat e BE. Kërkimi dhe përthithja e projekteve të financuara nga grantet e donatoreve të huaj dhe zbatimi i tyre me qëllim rritjen e kapaciteteve teknike, logjistike dhe profesionale te ISHTI-t.

Drejtoria e Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional (DIPKN)

Drejtoria e Informimit Publik dhe Koordinimit Ndërinstitucional është pjesë përbërëse e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial. Funksioni kryesor i kësaj drejtorie është krijimi i bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve efektive dhe të qëndrueshme, me institucione të tjera vendase dhe të huaja të cilat ndihmojnë institucionin në zhvillimin me efikasitet të funksioneve të tij sipas standardeve bashkëkohore, me përgjegjësi dhe detyra funksionale sipas sektoreve më poshtë:

Sektori i Koordinimit Ndërinstitucional

Koordinon punën për mbarëvajtjen e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me institucionet e tjera vendase. Përgjigjet për koordinimin, marrjen e informacionit dhe përgatitjen e materialeve raportuese. Koordinon punën për hartimin, nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve me institucionet e tjera vendase duke respektuar afatet e caktuara.

Sektori i Informimit të Publikut

Është përgjegjës për informimin e publikut duke u bazuar në ekzekutimin e strategjive të cilat synojnë të krijojnë dhe ruajnë imazhin e institucionit duke dhënë në kohë reale dhe të saktë informacionin për publikun.

Kryen koordinimin e marrëdhënieve me median e shkruar dhe atë audiovizive me drejtoritë përkatëse për dhënien e informacionit, përditësimin e faqes së internetit të ISHTI-t , menaxhimin e rrjeteve sociale si dhe realizimin e videove dhe materialeve të tjera promovuese dhe reagimeve në lidhje me aktivitetin e institucionit.

Monitoron pa ndërprerje kanalet e komunikimit në lidhje me aktivitet e ISHTI-t, me synim informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe grupeve të interesit, si dhe institucioneve të tjera vendase dhe të huaja.

Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Kryen koordinimin e punës me donatorët për zbatimin e projekteteve/programeve dhe ndihmës së huaj në të cilat ISHTI është përfitues, si dhe për koordinimin e punës me drejtoritë teknike për realizimin e këtyre detyrave.

Mban të dhënat, është pikë kontakti dhe kryen koordinimin e marrëdhënieve të ISHTI-t me organizatat ndërkombëtare, institucionet e huaja apo aktorët e tjerë të cilat veprojnë në fushën e inspektimit dhe në fusha të tjera të lidhura me të, me qëllim krijimin e bashkëpunimeve dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Koordinon dhe mbikëqyr kryerjen e procedurave të nevojshme për pjesëmarrjen e ISHTI-t në aktivitete, trajnime dhe takime të të gjitha niveleve të organizuara nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja.

Kontakt