» Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, analiza të ndërjsellta
Postuar më: 27/05/2016

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, analiza të ndërjsellta

Kryeinspektori i ISHTI Gazmend Osmani dhe stafi i ngushtë i tij priti në takim një delegacion nga Kosova, që kryesohej nga këshilltari politik në Ministrinë e Tregtisë Besard Dresha, kryeinspektori Lulzim Syla dhe dy inspektorë.

Në këtë takim palët shkëmbyen mendime për rritjen bashkëpunimit inistitucional mes dy vendeve tona.

Ky bashkëpunim u theksua nga kryeinspektorët duhet të forcohet dhe më tej në kuadër të legjislacionit të ri  në këtë sektor.

Kryeinspektori Gamzend Osmani dhe homologu nga Kosova Lulzim Syla, përcaktuan si prioritet bashkëpunimi, kryerjen e ndërsjelltë të analizave kur është e nevojshme nga të dy vendet.

Kryeinspektori Osmani theksoi rëndësinë e zbatimit të  vendimit të fundit të këshillit të ministrave për  përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN), si një mekanizëm që shton elementët e sigurisë në këtë fushë.

Për të ndjekur nga afër procedurën e depozitimit të naftës dhe ato të dokumentacionit që kanë subjektet private, ekipi i inspektorëve të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në Porto Romano.

 

Kontakt