» Trajnimi mbajtur pranë ISHTI në lidhje me Procedurat Standarte të Inspektimit
Postuar më: 25/10/2016

Trajnimi mbajtur pranë ISHTI në lidhje me Procedurat Standarte të Inspektimit

Në kuadër të nismës për forcimin e mbikëqyrjes prej ISHTI’t të zbatimit rigoroz të detyrimeve ligjore në datën 21 Tetor 2016, pranë ambienteve të ISHTI’t u zhvillua një trajnim nën drejtimin e Drejtorisë së Politikave, Zhvillimit Industrial, dhe Standarteve teknike ku tema kryesore ishte njohja e Inspektoreve me Procedurat Standarte te Inspektimit,  në të cilin inspektorët e Drejtorise se Inspektimit te Naftes dhe Gazit u njohën me zhvillimet e reja të kuadrit ligjor në fushën e inspektimit, dhe rolin që duhet të luajë ISHTI si struktura përgjegjëse për sektorin energjetiko – industrial, në varësinë e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, në perputhje me ndryshimet e procedurave të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile në fuqi.

Në këtë trajnim u paraqitën në formë të përmbledhur edhe referencat ligjore që përcaktojnë fushën e veprimtarisë së inspektimit prej ISHTI’t si dhe detyrimet që duhet të plotesojnë operatorët ekonomikë dhe personat përgjegjës sipas dispozitave ligjore, si dhe përputhja me procedurat e parashikuara në manualin e miratuar prej Inspektoratit Qendror.

Në fund të këtij trajnimi, inspektoret u pajisen edhe me “Manualin e Inspektorit” i cili është një përmbledhje e referencave ligjore dhe detyrave dhe procedurave, që rrjedhin prej tyre të cilat janë të detyrueshme të përmbushen gjatë procedurës së inspektimit.

Kontakt