» Njoftim: ISHTI gjobë dhe kallëzim penal për subjektin në Ksamil, bëri instalim të kundraligjshëm të bombolave
Postuar më: 10/08/2016

Njoftim: ISHTI gjobë dhe kallëzim penal për subjektin në Ksamil, bëri instalim të kundraligjshëm të bombolave

Pas informimit të shpërthimit të tubacionit të bombolës së gazit në Restorantin Pulëbardha në Ksamil me përdorim nga zj.Dhurata Marku, inspektorë të ISHTI kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Nga këqyrja e situatës rezulton që ngjarja ka ndodhur si pasojë e daljes së tubogomës nga bombola për shkak të presionit të lartë të punës, pasi  punohej pa reduktor presioni.

Ndërkaq bombulat  ndodheshin 1 metër larg nga vatra e zjarrit. Inspektorët raportojnë që ngjarja ka ndodhur për shkak se subjekti me dashje (qëllimisht) ka kryer instalimin e bombolave në kundërshtim të hapur me  rregullat për kryerjen e këtij procesi, (pra instalimin e bombolave), cka ka bërë që të plagosen 2 persona. 

Ndërkaq në ambjentet e restorantit ishin edhe 4 bombola të pakolauduara (pa lejen dhe dokumentacionin përkatës për ushtrim aktiviteti)

1-Në këto kushte, me urdhër të kryeinspektorit u mor masa e gjobës prej 500 mijë lekë (të rinj)  ndaj subjektit që ishte në shkelje ligjore.

2- Për këtë arsye inspektorët kanë depozituar kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Sarandes, për  pronarin e lokalit i cili ka kryer veprim të kundraligjsheëm për instalimin e bombolave.

Nga ngjarja në Ksamil, janë dëmtuar lehtë nga flakët e zjarrit zj. Dhurata Marku,(pronare e restorantit) dhe Mine Bruci. Dëme materale nuk ka.

Kontakt