Në kuadër të implementimit të VKM 970, datë 02.12.2015, “Për Përcaktimin e Procedurave dhe të kushteve për dhënien e liçensave për tregëtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, ju njoftojmë lidhur me ndryshimet e parashikuara në të pas ndarjes së re administrative.
Në këto kushte, dhënia e liçencës për tregtim me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikantë dhe të lëndëve djegëse për përdorim nga konsumarët fundorë si dhe për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, tashmë do të bëhet nga organet e qeverisjes vendore.
Duke iu informuar mbi këto ndryshime, kërkohet që personi juridik të kryejë aplikimin konform VKM 970, datë 02.12.2015, pranë njësive të qeverisjes vendore për t’u pajisur me liçencë tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës për automjetet, vajrave lubrifikantë dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë.
Me hyrjen në fuqi të VKM “Për Përcaktimin e Procedurave dhe të kushteve për dhënien e liçensave për tregëtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”, në datën 02.06.2016, ISHTI do të fillojë inspektimet për zbatimin e kuadrit ligjor të sipërcituar. Mungesa e aplikimeve apo mos pajisja e subjekteve me liçensë për trëgtimin me pakicë të karburantevë dhe lëndëve djegëse do të sanksionohet sipas legjislacionit ne fuqi.