Me hyrjen në fuqi të VKM 180 datë 09.03.2016, “Për përcaktimin e sasisë minimale të biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme që do të përdoren gjatë vitit 2016 në sektorin e transportit”, ju njoftojmë për detyrimet e përcaktuara në të.
Konkretisht në pikën 1, citoj: “Shoqërite e tregëtimit me shumicë, të pajisura me liçencë të tipit “A”, janë të detyruara që të tregtojnë biokarburante dhe lëndë të tjera djegëse, të rinovueshme, që përdorin në sektorin e transportit”.
Pika 2, citoj: “Sasia minimale e biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme që përdoren në sektorin e transportit, për vitin 2016, është 10% e sasisë totale të nënprodukteve të naftës, të cilat tregtohen nga shoqëritë e tregtimit me shumicë”.
Të merren masa për zbatimin e e VKM Nr 180, datë 09.03.2016, pasi mosplotësimi i këtyre detyrimeve do të shoqërohet më sanksionet përkatëse sipas ligjit.