Drejtoria e Analizës, Vlerësimit të Riskut dhe Monitorimit (DAVRM)

Misioni:

Arritja e një ekuilibri sa më të drejtë, nëpërmjet përshtatjes të teknikave të menaxhimit të riskut, për të përcaktuar ekzistencën e zonave më të mëdha të ekspozimit ndaj riskut, si dhe për të shpërndarë në mënyrë efektive burimet në dispozicion për ti menaxhuar këto risqe.

Objektivat:

Identifikimi, vlerësimi, kontrolli dhe monitorimi në kohë i të gjitha risqeve;
Vendosja e kritereve për vlerësimin e efektivitetit të indikatorëve me të cilat menaxhohen risqet;
Vlerësimi i ngjarjeve të caktuara dhe pasojave apo impakteve respektive të tyre;
Planizimi dhe përcaktimi i prioriteteve të alokimit të burimeve të disponueshme;
Evidentimi i risqeve me të cilat ekspozohet ISHTI;

Detyra funksionale:

Menaxhimin e riskut si një tërësi procesesh mbi identifikimin, vlerësimin dhe monitorimin me të cilën përballet ISHTI në arritjen e objektivave të tij, si dhe në kryerjen e kontrolleve të nevojshme, për të mbajtur ekspozimin ndaj riskut në një nivel optimal sipas standardeve ndërkombëtare;
Kryerjen e monitorimit si një tërësi procesesh të rishikimit të aktivitetit të ISHTI-t, i cili synon të ofrojë garanci të arsyeshme se aktivitetet e kontrollit funksionojnë sipas qëllimit për të cilin janë krijuar dhe mbeten efecientë me kalimin e kohës;
Hartimi dhe implementimi i metodologjive, procedurave dhe standardeve specifike në kuadër te inspektimit, bazuar mbi nevojat që paraqet ISHTI me qëllim rritjen e eficencës së inspektimit;
Realizimi i procesit të planifikimit të veprimtarisë së inspektimit, nëpërmjet analizimit te situatës së inspektimit, mbi përdorimin në mënyrë efecientë të burimeve të inspektimit dhe garantimin e uniformitetin e tyre;

Kontakt