Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit te Paisjeve Nen Presion për muajin Shkurt 2016. Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të Ligjit Nr.10 489, datë 15.12.2011 “PËR TREGTIMIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE” i ndryshuar.
Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Shkurt 2016 janë gjobitur 7 subjekte për mungesë dokumentacioni. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt.