Kryeinspektori i ISHTI Gazmend Osmani dërgon inspektorët në Kamëz pas shpërthimit të bombolës GLN
Inspektorët: Shkaku i aksidentit ka qenë çarja e tubit të gomës dhe rrjedhja e gazit prej tij.
Pas shpërthimit të një bombole GLN në një familje në kamëz, kryesinpektori i ISHTI Gazmend Osmani nisi menjëherë në vendngjarje inspektorë të ISHTI-t, të cilët panë nga afër situatën dhe dolën në konkluzionet përkatëse që cuan në shpëtimin e bombolës GLN .
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në ballkonin e apartamentit në katin e II të një godine 5 katëshe ku ishte e montuar një sobë me katër vatra zjarri, nga të cilat 3 ishin me gaz dhe një me energji elektrike. Me sobën ishte e lidhur bombola GLN-së, e cila ndodhej në ambjentet e Repartit Zjarrfikës, Kamëz.
Nga inspektimi i bombolës së GLN rezulton se:
1.Bombola ishte me kapacitet 15 kg dhe në gjëndje pune.
Konkluzione: Nisur nga kqyrja e vendit të ngjarjes si dhe nga vetëdeklarimi i zonjës së shtëpisë, shkaku i aksidentit ka qenë çarja e tubit të gomës dhe rrjedhja e gazit prej tij.