» Njoftim mbi pagesat e subjekteve debitore
Postuar më: 08/02/2016

Njoftim mbi pagesat e subjekteve debitore

Në zbatim të ligjit nr.8450 datë  24.02.1999  , “Për përpunimin ,transportimin  dhe tregtimin e naftës ,të gazit dhe nënprodukteve të tyre “ ,neni 23 ,I ndryshuar me ligjin 71/2014  datë 10.07.2014 ; ligjit nr.10433 datë 16.06.2011 “Për inspektimin në republikën e Shqipërisë “ ; “ VKM nr 147 datë 21.03.2007 “ Për cilësinë e lëndëve djegëse  benzinë dhe gazoil (diezel) “ ; Urdhërit të Ministrit  nr.6 datë 09.01.2015  “Për kontrollin e standarteve teknike të naftës dhe nënprodukteve të saj, procedurat dhe tarifat përkatëse “ , ju njoftojmë që subjektet debitore të kryejnë pagesat  ndaj Inspektoratit  Shtetëror  Teknik dhe Industrial 15 ditë nga data e dhënies së përgjigjes së analizës ,ndërsa për importet pagesa bëhet para zhdoganimit. Detyrimi bazohet në faturat e dhëna nga ana jonë për periudhën e meparshme .

Sic ju kemi njoftuar dhe më parë shpenzimet për kontrollin e cilësisë në bazë të ligjit përballohen nga vetë subjektet.

Për cdo paqartësi ,jeni të mirëpritur për sqarim pranë sektorit të financës te ISHTI.Në raste të moskryerjes të pagesës ISHTI nuk do të kryej shërbime për subjektet që janë debitor ndaj saj.

Kontakt