Bazuar në inspektimet e muajve dhjetor 2014 – janar 2015 nga Inspektoriati Qendror Teknik janë gjobitur në total 42 subjekte, të cilat tregtojnë lëndë hidrokarbure.
Përkatësisht 21 subjekte për mungesë dokumentacioni dhe 21 për cilësinë e karburanteve.
Inspektorati Qendror Teknik garanton opinionin publik se është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij për monitorimin e të gjitha subjekteve sa i takon respektimin e ligjit dhe do të ndëshkojë çdo rast abuziv. Në kuadër të transparencës me publikun, IQT publikon prej muajsh rezultatet e kontrolleve dhe listën e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masë ndëshkimore.