Inspektoriati Qendror Teknik ka penalizuar 10 subjekte biznesi që tregtojnë naftë dhe gaz për mungesë të respektimit të standardeve të kërkuara. Nga inspektimet e inspektorëve të IQT, ka rezultuar se dy parametrat, tregues të standardeve, pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit kanë qenë jashtë normave. Kontrollet e vazhdueshme po ushtrohen në të gjithë territorin ndërsa pikat e karburantit të konstatuara me probleme kanë patur pikë më të ulët të flakërimit krahasuar me përcaktimin ligjor ndërsa përqindja e squfurit disa herë më e lartë se standardi i kërkuar. Inspektoriati Qendror Teknik është i vendosur të ushtrojë detyrën e tij ligjore për respektimin e ligjit dhe ndëshkimin e abuzuesve të tij.