Konferenca finale në kuadër të veprimeve të përbashkëta të mbikqyrjes së tregut në Evropën Juglindore, është mbajtur më datë 24 dhe 25 Qershor 2014 në Beograd, Republika e Serbisë.
Konferenca ishte pjesë e veprimeve të përbashkëta të mbikqyrjes së tregut nëntë mujore, me fokus të zgjedhjeve të përbashkëta të produkteve, marrjen e mostrave, testimin dhe vlerësimin e rrezikut të produkteve, nga ane e organeve të inspektimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, IRJ e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia.
Këto aktivitete janë pjesë të “Projektit rajonal të mbikqyrjes së tregut” i cili është duke u zbatuar në kuadrin e Fondit të hapur rajonal për promovim të tregtisë së jashtme. Projekti zbatohet nga GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit), i financuar nga Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik.
Në konferencë kanë marrë pjesë më shumë se 40 inspektorë nga rajoni me qëllim prezantimin dhe diskutimin e rezultateve nga tre veprime të përbashkëta të mbikqyrjes së tregut, të cilat u organizuan në Podgoricë, Shkup dhe Banja Luka.
Secili nga veprimet e përbashkëta të mbikqyrjes i ka mundësuar inspektorëve të diskutojnë përgatitjen e listave kontrolluese (check lists), marrjen e mostrave, vlerësimin e rrezikut të produkteve të rrezikshme si dhe si të planifikojnë vetë një projekt për mbikqyrjen e tregut.
Veprimet e mbikqyrjes së tregut u fokusuan mbi produkte siç janë: lodra, paisje elektronike dhe produkte për fëmijë, dhe brenda këtyre grupeve, produkte të zgjedhura: telefona lodër për fëmijë, tharëse flokësh dhe biçikleta për fëmijë janë marrë si mostra për analizë.
I tërë procesi ishte i bazuar në metodologjinë e përdorur nga autoritetet e mbikqyrjes së tregut të Bashkimit Europian, dhe i mbikqyrur nga një ekspert nga Danimarka.
Si rezultat, inspektorët nga rajoni patën mundësi të përdorin metodologjinë e e Bashkimit Europian dhe të diskutojnë dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre, të cilat mund të përdoren si bazë për punën e mëtejshme nga të gjithë inspektorët për mbikqyrjes së tregut në rajon.
Pjesëmarrësit në konferencë theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe përvojës dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbikqyrjes së tregut me qëllim mbështetjen e tregtisë së ligjshme të produkteve të sigurta.