» IQT, masa për subjektet që nuk janë pajisur me policen e sigurimit
Postuar më: 19/06/2014

IQT, masa për subjektet që nuk janë pajisur me policen e sigurimit

Inspektoriati Qendror Teknik në vijimësi të kontrolleve që prej muajsh po kryen për respektimin e standardeve në pikat e tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, është fokusuar edhe tek pajisja me policen e sigurimit nga ana e këtyre subjekteve.Përmes një urdhri të lëshuar nga kryeinspektori Adrian Cela thuhet se, bazuar në vendimin e qeverisë nr.1047, të datës 16.07.2008, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.170, datës 25.04.2002, për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e lejeve e Autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ka urdhëruar kontrollin e të gjitha pikave të tregtimit të naftës e gazit për pajisjen e tyre me policen e sigurimit 2014 të lëshuara nga shoqëritë e sigurimeve, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta sipas kapaciteteve për të cilët ato janë licencuar.

“Në rast se konstatohet se ndonjë pikë nuk është pajisur me policen e sigurimit për vitin 2014, të merren masa të menjëhershme për pajisjen e tyre me policen e sigurimit të përgjegjësisë mdaj të tretëve sipas kapaciteteve, dhe në raste mosplotësimi, të merren masa duke zbatuar sanksione ligjore në fuqi”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga drejtori i Inspektoriatit Qendror Teknik.

Kontakt