Inspektoriati Qendror Teknik është i vendosur të zbatojë ligjin duke mos lejuar tregtimin e naftës dhe gazit jashtë standardeve.Inspektorët e IQT kanë vijuar kontrollet në pikat e tregtimit në mbarë vendin ku vetëm në periudhën shkurt-mars 2014, janë gjetur në shkelje të ligjit për tregtimin e naftës dhe gazit rreth 23 subjekte.Si pasojë e mosrespektimit të standardeve, IQT ka penalizuar me gjoba 23 subjektet për të cilat janë lëshuar dhe procesverbalet përkatëse.Sipas Drejtorisë së Inspektimit të Naftës dhe Gazit në IQT, shkeljet e subjekteve konsistonin në treguesit e cilësisë së naftës dhe gazit që janë pika e flakërimit dhe përqindja e squfurit.