» Cilësia e naftës e gazit, në 3 muaj procedohen 172 subjekte
Postuar më: 22/04/2014

Cilësia e naftës e gazit, në 3 muaj procedohen 172 subjekte

Drejtoria e Inspektimit të Gazit dhe Naftës ka vijuar kontrollet në zbatim të ligjit për respektimin e standardeve në fushën e importit dhe tregtimit të naftës e gazit në Shqipëri.

Sipas të dhënave që raporton kjo drejtori,  gjatë periudhës kohore janar-mars 2014, nga kontrollet e ushtruara janë marrë gjithsej 1825  mostra, prej të cilave 1122  mostra janë marrë në stacionet e firmave të shitjes me pakicë dhe 128  mostra  janë marrë në depozitat e firmave të shitjes me shumicë, dhe 575  mostra janë marrë para-zhdoganimit në subjektet që importojnë këto produkte.

Për 127 subjekte që nuk kanë respektuar standardet, inspektorët e drejtorisë së Inspektimit të Naftës e Gazit kanë formuluar 127 Akt-Konstatime.

Përsa i takon kontrollit teknik të depozitave, impianteve dhe stacioneve të shitjes së produkteve, gjatë periudhës janar-mars janë kryer 547  kontrolle, si rezultat i të cilave janë vendosur 172 Akt-Konstatime dhe janë pajisur  me  Vërtetim Teknik 375 stacione e depozita, që kanë rezultuar me dokumentacion Tekniko-Ligjor të plotë.

karburante

Kontakt