» IQT kërkesë Përmbarimit Gjyqësor për bashkëpunim
Postuar më: 22/04/2014

IQT kërkesë Përmbarimit Gjyqësor për bashkëpunim

TIRANE-Inspektoriati Qendror Teknik i ka kërkuar Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor të bashkëpunojë me këtë institucion për ekzekutimin e vendimeve të gjobave të vendosura ndaj subjekteve që nuk zbatojnë standardet në tregtimin e gazit dhe karburantit.

Përmes një shkrese zyrtare dërguar Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor, nga kryeinspektori Adrian Cela, thuhet se kjo kërkesë bazohet në disa ligje dhe vendime të qeverisë.

“Bazuar në VKM nr.833, datë 18.09.2013, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, në Urdhrin nr.900, dt 21.12.2010, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Inspektoriatit Qendror Teknik, të ligjit 8450, datë 24.02.2009 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar, në ligjin nr.8734, datë .01.02.2001, “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike” i ndryshuar, në ligjin nr.10 489 datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve jo ushqimore”, i ndryshuar, në ligjin Nr.10 433 datë 16.06.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 9 të ligjit nr.10 279, datë 20.05.2010, “Për kundravajtjet administrative”, kërkojmë nga Shoqëritë e Përmbarimit Gjyqësor të shprehin interesin e tyre në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të gjobave të vendosura nga IQT”, thuhet në kërkesën zyrtare të dërguar nga kryeinspektori i IQT, Adrian Cela, dërguar Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor.

KLIKO PER TE LEXUAR SHKRESEN

Kontakt