» Karburantet, Komisioneri: Publikimi i abuzuesve me cilësinë s’është shkelje
Postuar më: 13/03/2014

Karburantet, Komisioneri: Publikimi i abuzuesve me cilësinë s’është shkelje

Inspektoriati Qendror Teknik ka të drejtë të publikojë emrat e subjekteve të kompanive që abuzojnë me cilësinë e karburanteve.

Përmes një shkrese zyrtare, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, Flora Cabej, në përgjigje të kërkesës së ministrisë së Energjisë dhe Industrisë sqaron se, publikimi i emrave të kompanive nga Inspektoriati Qendror Teknik,  bazohet në ligjin nr.9887 datë 10.03.2008, në të cilin thuhet se kompanitë janë kontrollues të të dhënave personale sepse mbledhin, ruajnë, përhapin apo i transmetojnë këto të dhëna, pra përpunojnë të dhëna personale si dhe kanë detyrimin ligjor të njoftojnë pranë komisionerit për përpunimin e të dhënave personale që ato kryejnë.

Sipas institucionit që garanton të drejtën e privatësisë, transparenca për të mbrojtur interesat e subjekteve të të dhënave (në këtë rast të konsumatorit), duhet konsideruar e rëndësishme.

Komisioneri shprehet se në këtë rast jemi përpara së drejtës për informimin e publikut që është një e drejtë që buron nga neni 9 i ligjit nr 10433 datë 16.6.2011 në të cilin thuhet se Inspektoriati informon publikon për konstatimet dhe masat gjatë procedimit administrativ të inspektimit nëse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave dhe të interesave të personave fizikë dhe juridikë.

Kliko per te lexuar me tej

Kontakt