Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike dhe Makinerive Ngritëse (DIPIEMN)

MISIONI I DIPIEMN

Drejtoria e Inspektimit të Paisjeve dhe Instalimeve Elektrike dhe Makinerive Ngritëse(DIPIEMN) e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka në fokus të aktivitetit të saj, garantimin e sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziku elektrik.

Të mbikqyrë sigurinë e paisjeve, impjanteve, instalimeve dhe rrjetave elektrike që janë në perdorim dhe të vlerësojë konformitetin e tyre me ligjet, rregulloret teknike dhe standartet në fuqi. Të mbikqyrë tregun për produktet elektrike, lidhur me sigurinë e tyre referuar kërkesave ligjore, të parandalojë praktikat tregëtare të gabuara, mashtruese, të paligjshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e mundësive që bizneset të konkurojne ne një treg të rregullt dhe të barabartë.

QËLLIMI I DIPIEMN

Eliminimi i kostove njerëzore, i personave, i familjeve dhe i komunitetit për sa i perket vdekjeve, plagosjeve dhe shkatërrimit të pronës që mund të shkaktohet nga elektriciteti.

OBJEKTIVI I DIPIEMN

Instalimet, paisjet, impjantet dhe rrjetat elektrike që janë në përdorim të jenë të sigurta dhe tregëtimi i paisjeve elektrike të jetë në përputhje me kërkesat ligjore.

SHTRIRJA E FUSHËS SË INSPEKTIMIT TË DIPIEMN

Drejtoria e Inspektimit të Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike kryen inspektime dhe shërbime në të gjithë subjektet private dhe publike që kryejnë veprimtari me pajisje elektrike, brenda teritorit të republikës së Shqipërisë.

SHERBIME QE OFRON DIPIEMN

Realizimi i ekspertimit të incidenteve të shkaktuara nga elektriciteti (aksidente me vdekje, plagosje, dëmtimi i paisjeve dh pronës, cënimi i mjedisit si zjarret etj) dhe vlerësimi i konformitetit lidhur me instalimet, paisjet, impjantete dhe rrjetat elektrike.

(Për më shum informacion na kontaktoni në nr. e tel ose e-mail.)

Inspektimin e projektit, dhe miratimi .

Dokumentacioni përkatës: Procedura Miratim Projekti

Ndjekja e ankesave dhe raportimeve lidhur me cënimin e sigurisë elektrike.

(Për më shum informacion na kontaktoni në nr. e tel ose e-mail.)

Regjistrimi i pajisjeve elektrike:
Procedura dhe Formulari Tip Kliko per dokumentin
Procedura dhe Formulari Tip Kliko per dokumentin
Procedura dhe Formulari Tip Kliko per dokumentin )

(Pas plotësimit, formularët tip protokollohen ne sekretarinë e ISHTI në 3 kopje)

Kontakt