
Drejtoria e Buxhetit dhe Financës është pjesë integrale e strukturës organizative të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), me rol kyç në planifikimin, administrimin dhe monitorimin e burimeve financiare dhe materiale të institucionit. Nëpërmjet veprimtarisë së saj kontribuon në realizimin e misionit të ISHTI-t në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe parimet e menaxhimit financiar publik.
Misioni i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financës është garantimi i administrimit të përgjegjshëm, transparent dhe efikas të fondeve publike dhe aktiveve të institucionit, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të buxhetit, evidentimit të saktë të të ardhurave dhe shpenzimeve, raportimit financiar në kohë reale dhe sigurimit të vazhdimësisë normale të veprimtarisë së ISHTI-t.
Objektivat kryesore janë:
• Planifikimi dhe administrimi efektiv i buxhetit vjetor dhe afatmesëm të institucionit;
• Sigurimi i përdorimit ekonomik, efikas dhe transparent të fondeve publike;
• Administrimi i sistemit të kontabilitetit dhe përgatitja e pasqyrave financiare në përputhje me standardet dhe kërkesat ligjore;
• Monitorimi i realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore;
• Menaxhimi i proceseve financiare, pagave dhe detyrimeve financiare të institucionit;
• Administrimi, inventarizimi dhe mbrojtja e aktiveve materiale dhe financiare të ISHTI-t;
• Forcimi i kontrollit financiar dhe i mekanizmave të llogaridhënies;
• Bashkëpunimi dhe raportimi pranë ministries dhe institucioneve përgjegjëse në fushën e financave publike, thesarit, shoqërore etj.
