Drejtoria e Trajtimit të Aksidenteve dhe Mbikëqyrjes, në vijim( DTAM) si pjesë përbërëse e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial ka përgjegjësi dhe detyra funksionale, të cilat i kryen sipas strukturës së mëposhtme:
I. Sektori i Trajtimit të Aksidenteve;
II. Sektori i Mbikëqyrjes

Misioni

Drejtoria e Trajtimit të Aksidenteve dhe Mbikëqyrjes ka si mision kryesor të punës së saj bashkërendimin dhe kontrollin e respektimit të rregullave, kritereve dhe kushteve teknike të sigurisë së jetës së njerëzve, mjedisit dhe vlerave materiale në rast aksidenti dhe raste të veçanta, si dhe sigurimin e realizimit të proceseve të punës dhe inspektuese, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit sektorial në fuqi.

Detyrat kryesore të Drejtorisë

1. Trajton të gjitha rastet e aksidenteve sipas legjislacionit të posaçëm për çdo drejtori inspektuese.
2. Krijon dhe implementon praktikat për trajtimin e aksidenteve, sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.
3. Dokumenton aksidentin e ndodhur, nga pikëpamja profesionale, referuar legjislacionit sektorial në fuqi, me qëllim përmirësimin e programeve të menaxhimit të sigurisë së instalimeve elektrike, pajisjeve nën presion, instalimeve, impianteve dhe pajisjeve përkatëse për sektorin e hidrokarbureve dhe gazit natyror.
4. Harton dhe përgatit dokumentacionin përmbledhës mbi ngjarjen për rrethanat, shkaqet dhe pasojat e aksidentit.
5. Krijon Data-base për aksidentet të trajtuara nga kjo drejtori në format elektronik dhe fizik.
6. Zbaton dhe garanton paanshmërisë, transparencës, objektivitetit të strukturës mbikëqyrëse të ISHTI-t për parandalimin e aksidenteve.
7. Mbikëqyr të gjitha subjektet inspektuese me risk të lartë bazuar në informacionin e dërguar nga Drejtoria e Analizës dhe Vlerësimit të Riskut, që inspektohen nga ISHTI sipas programeve të miratuara.
8. Mbikëqyr në mënyrë peridike procesin e punës në terren të punonjësve dhe nëpërmjet informacionit të mbledhur nga subjektet juridike, fizike, ekonomike privatë ose entet publike dhe personave të tjerë.
9. Trajnon inspektorët dhe punonjësit për unifikimin e praktikave më të mira të punës.

Kontakt