Misioni

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial

Misioni ynë është të ndihmojë bizneset për përmirësimin e përformancës të tyre për të përballuar sfidat në rritjen e cilësisë së produkteve që tregtojnë, në rritjen e vlerës ekonomike të produkteve hidrokarbure dhe shërbimeve të tjera që ne ofrojmë nëpërmjet menaxhimit të cilësisë, sigurisë e shëndetit në punë, mjedis e kudo duke rritur efikasitetin e menaxhimin e rreziqeve.
Ambicja jonë është rritja në vijimësi e standarteve të punës në lidhje me sigurinë e cilësinë. Prodhimi e magazinimi i naftës e nënprodukteve të saj në terminale, instalime e vendndodhje të sigurta duke respektuar rregulloret e mbrojtjen e mjedisit, hedhja në treg e përdorimi nga subjeket e qytetarët të pajisjeve elektrike e nën presion të sigurta e të rregullta teknikisht.
Ne punojmë e kontribuojmë në përmirësimin e ndryshimeve klimaterike duke punuar e ndikuar për të siguruar një qasje për një energji të pastër duke mbështetur bizneset e tregut hidrokarbur në menaxhimin efikas ose në konvertimin e aseteve të tyre ekzistuese.

Kontrolli i cilësisë:

ISHTI ofron një gamë të gjërë shërbimesh për vlerësimin e përputhshmërisë të cilësisë të nënprodukteve të naftës për respektimin e standarteve shtetërore dhe ndërkombëtare, në bashkëpunim me drejtorinë e doganave në aspektin e cilësisë, sigurisë për shëndetin dhe mjedisin sipas direktivave europiane.
Zinxhirët e furnizimit të globalizuar dhe rregulloret gjithnjë e më të rrepta formojnë industrinë e një gamë produktesh të konsumit të kontrolluar e të sigurt të të gjithë nënprodukteve hidrokarbure.
ISHTI ndihmon në reduktimin e kohës të manipulimit të nënprodukteve të naftës për të rritur shpejtësinë e daljes së tyre në treg dhe rritjen e cilësisë sipas standarteve.

Inspektimet:

ISHTI punon krah për krah me biznesin gjatë analizës së rrezikut, rishikimit të dizajnit dhe çertifikimit. Si një partner afatgjatë, ne punojmë me biznesin nga fillimi i një projekti deri në realizimin e tij. ISHTI punon për të identifikuar, vlerësuar e reduktuar rreziqet për aq sa është e arsyeshme në praktikë duke siguruar që projektet të jenë në përputhje me rregulloret e standartet.

Inspektorët tanë mbështesin bizneset në pëmbushjen e standarteve rigoroze dhe rregulloreve për instalimet në sistemin hidrokarbur, instalimin dhe funksionimin e pajisjeve nën presion në përdorim nga bizneset e qytetarët si dhe instalimin e përdorimin e pajisjeve elektrike të sigurta.

-Të gjitha inspektimet kryhen online në zbatim të kërkesave të Ligjit 10 433 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” të cilat gjejnë pasqyrim në portalin për këtë qëllim.

Vlerat:

Vlerat tona themelore janë të pandryshueshme dhe absolute. Ato reflektojnë parime të tilla si paanshmëria, etika profesionale, objektiviteti, konformizmin e origjinalitetit, respektimin e përgjegjësive individuale, sociale e mjedisore.

Këto vlera janë detyruese për inspektorët e ISHTI –t sipas të cilave vepron secili. Ato forcojnë unitetin e qëndrueshmerinë e brendshme e na lejojnë të kemi rritje efektive në procesin e inspektimit.

Ne kryejmë punën tonë me ndershmëri, mirëbesim e drejtësi, respektojmë për çdo rast konfidencialitetin e informacionit tregtar.

Ne respektojmë kodin e etikës dhe atë profesional, japim udhëzime në përputhje me rregulloret teknike, për sigurinë teknike dhe shëndetit të punonjësve. Raportet tona të inspektimit janë një veprim i saktë në përputhje me praktikat tona më të mira. Filozofia dhe politikat tona synojnë ofrimin e shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar, përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të inspektimit.

Për çdo ankesë ISHTI jep përgjigje brenda 10 ditëve nga marrja e saj e sigurojmë se çdo rast analizohet e vlerësohet maksimalisht.

Gjatë gjithë ciklit të prodhimit ne jemi një partner për kontrollin teknik të pajisjeve dhe inspektimet e cilësisë. Testimi, inspektimet, shërbimet e çertifikimit, ndihmojnë rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë në cilësinë e produktit, sigurinë teknike, fleksibilitetin në furnizim, shpejtësinë e daljes në treg, mbrojtjen e reputacionit, etj.

Duke qënë pjesë e zhvillimit teknik dhe rregullator, ne përqëndrohemi në qëllimet e përbashkëta dhe marrëdhënie të forta me konsumatorët gjatë gjithë ciklit jetësor të nënprodukteve të naftës.

Stafi:

Specialistët tanë me nivel të lartë profesional janë të aftë të inspektojnë dokumentacionet teknike si rregullore teknologjike, pasaportat e pajisjeve teknike, kushtet teknike, manualet e përdorimit të tyre, masat e sigurisë teknike, projektet e punës, skemat e kartat teknologjike, përshtatjen e dokumentacionit të një prodhuesi të huaj me kërkesa të rregulloreve teknike, etj.

Kontakt