Me ftesë të Kryeinspektorit të ISHTI Z. Dritan Meta, një delegacion i inspektoratit homolog të Republikës së Kosovës, në datën 22.02.2019 kreu një vizitë pune në Inspektoratin Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI).
Në takim morën pjesë Kryeinspektori i ISHTI-t Z. Dritan META dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni. Gjithashtu nga delegacioni i Republikës së Kosovës morën pjesë Z. Lulëzim Syla, Kryeinspektor, Z. Sahit Svirca dhe Z. Berat Ahmeti.
Në takim u diskutua për probleme të zbatimit të ligjshmërisë si dhe problem të shkëmbimit të përvojës në realizimin e kontrollit të inspektimeve.