» ISHTI publikon tregues dhe të dhëna nga Analiza Vjetore 2016
Postuar më: 02/02/2017

ISHTI publikon tregues dhe të dhëna nga Analiza Vjetore 2016

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  (ISHTI) është institucion qëndror publik, buxhetor në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. ISHTI  është  strukturë përgjegjëse për inspektimin dhe përmbushjen e detyrave e kërkesave ligjore në fushën e:

– përpunimit,transportimit e tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre,

– sigurisë  së punës  së pajisjeve dhe instalimeve nën presion,

– sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve elektrike,

– sigurisë së punës në veprimtarinë e sektorit të gazit natyror,

– sigurinë teknike të linjave teknologjike industriale të industrisë joushqimore brenda fushës së  përgjegjësisë të ministrisë përgjegjëse për industrinë,

– çdo përgjegjësi tjetër të përcaktuar me ligj apo akte të tjera nënligjore.

Treguesit e punës  të  ISHTI për vitin 2016 janë karakterizuar nga një rritje sasiore e cilësore çka tregon për një ndjenjë më të madhe  përgjegjësie, rritje të kulturës profesionale, impenjim e rritje të kërkesës së llogarisë në zbatimin e detyrave funksionale, të cilat analizohen e reflektohen në  këtë analizë vjetore. Dalja e zbatimi i disa VKM  të reja të cilat që shërbejnë si normativa për punën e drejtorive të Institucionit, Urdhërat e Ministrit të dala gjatë kësaj periudhe, aktet e tjera normative kanë rritur bashkëpunimin e bashkëveprimin e të gjithë sektorëve në drejtori dhe midis drejtorive në Institucion ku vlen të përmëndet dhe mbështetja e ndihma konkrete e dhënë nga disa Drejtori e sektorë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Në vijim disa tregues të analizës së punës gjatë 2016 për çdo drejtori e sektor.

DING

Të ardhura nga tarifat në subjektet e tregtimit me shumicë për vitin 2015  kanë qënë  21.760.000 lekë, ndërsa për vitin 2016  janë 34.305.000 lekë, ose 12.545.000 lekë më shumë. Të ardhura nga tarifat  në subjektet e tregtimit me pakicë gjatë vitit 2015 kanë qënë 60.200.000  lekë, ndërsa për vitin 2016 janë 105.595.000 lekë, ose 45.395.000 lekë më shumë. Për vitin 2016 janë marrë gjithësej 7471 mostra për kontroll cilësor nga 6041 mostra të marra një  vit më pare.  Në vitin 2015 janë lëshuar 1001 Vërtetime Teknike dhe janë arkëtuar 23.370.000 lekë ndërsa në vitin 2016 janë lëshuar 1031 Vërtetime Teknike dhe janë arkëtuar 35.387.500 lek. Të ardhura në total për vitin 2015 kanë qënë 143.846.000 ndërsa për vitin 2016 të ardhurat janë  janë 213.899.000 ose 70.053.000 lekë më shumë.  Janë kryer në total  8343 Inspektime.

DIPNP

Në total gjatë vitit 2016 nga D.I.P.N.P. janë kryer  1 542   inspektime në subjekte dhe 3 523  inspektime të paisjeve nën presion djhe jane vendosur gjoba në total 7.600.000 lekë.

DIPIE

Janë kryer në total  1224 në 2016 Inspektime në krahasim me 696 të kryera ne 2015. Janë vendosur gjoba me vlerë totale 2.960.000 lekë  (24 subjekte).

DLQK

Në vitin 2016 u testuan gjithsej 7471 kampione  nga të cilat 128 kampione rezultuan me shmangie nga standardi.

DSHB

Vlera e gjobave të  vendosura për periudhen  Janar-  Dhjetor 2016 është  194.810.000 lekë.

Për periudhën Janar-Dhjetor 2016 institucioni ynë ka arkëtuar 311.808.292.8 lekë, krahasuar me një vit më parë ku të ardhurat në vitin 2015 ishin  177.355.340 lekë  janë rritur me  134.452.952 lekë, e shprehur në %  janë arkëtuar  75 % më shumë.

Tregues e të dhëna të Analizës Vjetore 2016

 

Kontakt