» Vizitë pune e Inspektoratit homolog të Kosovës
Postuar më: 31/05/2018

Vizitë pune e Inspektoratit homolog të Kosovës

Me ftesë të Kryeinspektorit të ISHTI Dritan Meta,një delegacion i inspektoratit homolog të Republikës së Kosovës,në  datën 29.05.2018 kreu një vizitë pune në ISHTI.

Në takim  morën pjesë Kryeinspektori i ISHTI  Z. Dritan META dhe drejtues të tjerë të këtij institucioni.

Në delegacionin e Republikës së Kosovës morën  pjesë  Z.Xhevat Smakiqi ,ekspert ligjor i kabinetit të ministrit , Z. Lulëzim Syla , Kryeinspektor dhe specialistë të tjerë të Ministrisë  të Tregtisë dhe Industrisë.

Në takim u shkëmbyen mendime për:

Bazën juridike mbi të cilën zhvillohet kjo veprimtari në vendet respektive .

Procedurat e licensimit në tregun hidrokarbur

Zbatimi i standarteve teknike në instalimet që zhvillojnë veprimtari hidrokarbure.

Kontrolli i cilësis të nënprodukteve të naftës dhe zbatimi i standarteve europiane

Markimi i nënprodukteve të naftës

Infrastruktura e kontrollit të cilësisë të nënprodukteve të naftës

Mbajtja e rezervave të sigurisë në përputhje me direktivat e BE

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunimi

Në përfundim të takimit palët ranë dakord që :

duke vlerësuar si të domosdoshëm bashkëpunimin midis dy institucioneve në fushën e tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj të shkëmbejnë informacione  me interes reciprok për çeshtje që lidhen me kryerjen e detyrave të përcaktuar në  legjislacionin respektiv të dy vendeve .

Të planifikojnë veprime të përbashkëta në kuadrin e përditësimit të kuadrit ligjor

Dhënien e ekspertëve dhe asistencës teknike

Realizimin e trajnimeve të perbashkëta duke realizuar shkëmbime informacioni ,seminare etj.

Të ofrojnë kundrejt tarifave të përcaktuara në aktet nënligjore kryerjen e analizave laboratorike sipas kërkesave respektive.

Palët ranë dakort që të informojnë ministritë e linjës për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit dhe njohjen e analizave të ISHTI nga shteti i Kosovës

Për nder të vizitës të këtij delegacioni Kryeinspektori i ISHTI Z. Dritan Meta shtroi një drekë pune .

 

Kontakt