» Takim me përfaqësues të Shoqërisë koncensionare “AYEN – ALB”
Postuar më: 25/02/2019

Takim me përfaqësues të Shoqërisë koncensionare “AYEN – ALB”

Sot më datë 25.02.2019 me kërkesën e Shoqërisë koncensionare “AYEN – ALB” sh.a  në ambjentet e I.SH.T.I u organizua një takim në lidhje me përgatitjen e raportit përgatitor të VNMS ( Vlerësimi i Ndikimit Mjedisor dhe Social ) për ndërtimin e HEC Kalivac. Në takim ishin të pranishëm ;

Përfaqesues të kompanisë koncensionare “AYEN – ALB” sh.a e cila është e krijuar për realizimin e Hec Kalivac sipas marveshjes së koncensionit lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqëria “ABKONS” sh.p.k, e cila ndjek gjithë procesin e VNMS.
Përfaqësues të I.SH.T.I nga Drejtoria e Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike kryesuar nga drejtori i saj Ing. Eugen Kristo.

Takimi ishte mjaft konstruktiv megjithëse HEC Kalivac është ende në fazën fillestare të zhvillimit të tij. Nga ana e I.SH.T.I u shpreh se është gjithmone i gatshëm, në të gjithë fazat e zhvillimit të këtij projekti e deri në realizimin e tij për bashkepunimin të mëtejshëm në ç’do kohë.

Kontakt